Kukësi i Pakultit vazhdon fitoret në Superligë

schedule16:07 - 24 Shkurt, 2018

schedule 16:07 - 24 Shkurt, 2018

Kukësi vazhdoi serinë e sukseseve në fazën e dytë të sezonit. Skuadra kampione ia doli ndaj Laçit, por duke e pasur shumë të vështirë ndonëse po luante në fushën e vet.

Rivali ishte tepër i papërshtatshëm edhe pse i erdhi në shtëpi.

Laçi u tregua sërish i vështirë për Kukësin, dhe kampionët arritën një nga ato fitore që thuhet se sigurojnë suksesin e një sezoni.

Triumfoi edhe pse nuk ishte në ditën më të mirë, duke mos ndërprerë ndjekjen të paktën të Flamurtarit të vendit të dytë, pasi për të mbërritur Skënderbeun kryesues të ndihmojnë vetëm ëndrrat.

Edhe goli i vetëm i fitores minimale 1-0 u shënua vetëm 11 minuta para fundit, madje u desh gabimi i portierit mik që të realizohej.

Sesa jo e zakonshme ishte kjo fitore u duk nga fakti se për të u desh goli i parë i sulmuesit nga Gjeorgjia, Xharia, të ardhur në janar.

Pavarësisht vuajtjeve, trajneri Pakult me siguri duhet të ndihet i kënaqur, me futbollistët e tij që po tregojnë ambicien e duhur.

Faza e dytë e sezonit është shumë pozitive deri tani, me shumicën e ndeshjeve të fituara në kampionat dhe me kualifikim ndaj Tiranës në Kupën e Shqipërisë, ku u arrit gjysmëfinalja.

Po ashtu, ekipi i tij mbetet shënues i shumë golave për mesataren e Superligës shqiptare, edhe pse ndaj Laçit ia doli vetëm një herë.

Bashkë me Sidrit Gurin dhe Elis Bakajn, tashmë golshënues mund të quhet edhe sulmuesi tjetër, Xharia, veçse pjesa tjetër e skuadrës e ka shumë të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës.

Kukësi, ndërkaq, vërtet është mirë në renditje, por nuk mund të ndihet i qetë.

Edhe Kamza vazhdon pretendimet për Europën dhe fitorja 3-2 në fushën e Lushnjes e la vetëm tri pikë larg kampionëve.

Golat e Mehmetit, Raçiçiç dhe Plakut ishin më shumë sesa mund të bënte skuadra vendase, dy realizimet me autor sulmuesin Mikel Canka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!