Kukësi i jep ‘lamtumirën’ Kupës, Longo: Mëkat ndeshja e parë, sot luajtëm mirë por nuk mjaftoi

schedule18:23 - 17 Nëntor, 2021

schedule 18:23 - 17 Nëntor, 2021

Kukësi i ka dhënë ditën e sotme ‘lamtumirën” Kupës së Shqipërisë pasi nuk arriti të kualifikohej kundër Egantias për në çerekfinale.

Takimin e ditës së sotme edhe pse arriti ta fitonte Kukësi me rezultatin 1-0, në fazën tjetër kaloi Egnatia e cila kishte fituar takimin e parë me shifrat 3-1.

Pas kësaj ndeshjeje ka reaguar në rrjetet sociale edhe trajneri i verilindorëve, Diego Longo, i cili është shprehur se është shumë i kënaqur me lojën e skuadrës në ndeshjen e sotme, por “qan” ndeshjen e parë kundër Egnatias.

“Një nga ndeshjet më të mira të luajtura, edhe pse fitorja nuk mjaftoi për të kaluar turin. Mëkat për ndeshjen e parë, por me të vërtetë një ndeshje e mirë. 85% mbajtje topi, një shtyllë, shumë raste të qarta dhe një gol i anuluar në fund. Duhet të vazhdojmë kështu. Nëse ndokush nuk e kupton, më vjen keq për të, por është një problem i tiji. Tani të mendojmë të rikuperojmë dhe menjëherë mendjen te Tirana. Të hënën do të jetë një ndeshje e madhe”, ka shkruar Longo.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!