Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, është gati që të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, në rast të dënimit të Skënderbeut. Gjithsesi, kreu i klubit verior thekson se nuk e ka uruar kurrë një përjashtim të rivalëve
Nuk thonë kot që jeta është edhe shumë fat.Maksimumi i mundshëm i sezonit për Kukësin pritet të vijë jo vetëm nga aftësia e skuadrës dhe e klubit, por edhe më shumë nga një vendim i marrë nga UEFA.
Klubi i presidentit Gjici mund të marrë pjesë në Champions, për shkak të dënimit 10-vjeçar të dhënë ndaj Skënderbeut, edhe pse gjyqet janë në vazhdim, veçse numri 1 kuksian thotë se për t’ia dalë duhen plotësuar dy kushte.
Një dënim i mundshëm i Skënderbeut, ishte i pritshëm.A e uronte Gjici që kjo të ndodhte, përderisa skuadra e tij përfitonte.
Që nga janari e këtej, skuadra duket krejt tjetër, edhe pse është larguar lojtari kryesor, Elis Bakaj.
Ndryshimi i vetëm i bërë nga Gjici ishte sjellja e trajnerit Pakult.
Flitet shumë për një transferim të mundshëm të sulmuesit më të mirë të skuadrës, Guri.
Nën drejtimin e Gjicit, Kukësi ka fituar titullin kampion, Kupën e Superkupën e Shqipërisë, ndërsa shpreson të marrë pjesë për të dytën herë radhazi në Champions./abcnews.al