Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kukësi, Cungu: Nevojiten lojtarë të fortë

schedule16:55 - 21 Korrik, 2018

schedule 16:55 - 21 Korrik, 2018

Kritika te Kukësi edhe pas kualifikimit në Champions. Presidenti Gjici nuk është i kënaqur me lojën, ndërsa trajneri Cungu tregon gjendjen, në një intervistë për ABC News.

Kalimi i turit të parë eleminator nuk është se ngrohu shumë.

Kukësi arriti sukses në Champions, veçse as presidenti Gjici dhe as trajneri Armando Cungu, nuk mbetën plotësisht të kënaqur.

Burime pranë nënkampionëve bëjnë me dijë se Gjici pati kritika për lojën ndaj Valetës, në një mbledhje zhvilluar së fundmi, po ashtu edhe për strategjinë e përforcimeve, edhe pse në skuadër kanë ardhur 12 lojtarë të rinj.

Cungu, në një intervistë për ABC News, thotë se çfarë duhet të ndryshojë.

“Dëshira ishte nuk mungonte, megjithatë pretendoja të shihja diccka më tepër te ekimpi përsa i përket fazës sulmuese. Kam biseduar me presidentin dhe drejtues dhe kemi diskutuar që duhen afruar lojtarë me cilësi më të mëdha që marrin përgjegjësi më të mëdha. Jemi në kërkim dhe shpresoj të godasim”.

Më pas, shkodrani bën një analizë të sfidës së dytë ndaj Valetës së Maltës, në Champions, ndeshjen në të cilën ai zëvendësoi në stol ish-trajnerin Pakult.

“Është normale se në këtë nivel që është Kukësi ekipet janë më të forta. Do ta shohim në ndeshje të detaji të kundërshtarit dhe me mundësinë që kemi do gjejmë mënyrën më të mirë të mundshëm për t’u përfaqësuar”.

Gjithsesi, shikimi duhet të jetë përpara, në turin e dytë Kukësi ndeshet me kampionen e Azerbajxhanit, Karabakun, të cilësuar si favorit për kualifikim.

“Ndoqa edhe ndeshjen e parë të kundërshtarit. Ai ishte një ekip shumë i vështirë, kishte shumë kualitete”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!