Kukësi po zhvillon përgatitjet në Ohër të Maqedonisë së Veriut ndërkohë që drejtuesit e klubit vijojnë punën në merkato. Nënkampionët e Shqipërisë kanë zyrtarizuar mesfushorin Armend Çajanin.
Skuadra e Kukësit nuk ka të ndalur në ketë merkato. Me verilindorët është bashkuar një tjetër futbollist premtues. Kukësi ka zyrtarizuar mesfushorin Armend Çajanin i cili po stërvitet me skuadrën në Oher të Maqedonisë së Veriut ndërkohë që zyrtarizmi ka ardhur vetëm ditën e mërkure.
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Armend Çajanin.Mesfushori ka firmosur kontratë me skuadrën tonë për dy sezone. Ish futbollisti i FC Shkupit, i cili së fundmi luajti me Genç Kalemler në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, prej ditësh i është bashkuar skuadrës sonë dhe po zhvillon përgatitjet për sezonin e ardhshëm futbollistik”, njofton skuadra nënkampione e Shqipërisë./ABC News Albania 24/7