Në Kukës, nën çadrën e Metës/ Kandidati i Berishës në koalicionin e drejtuar nga ‘Partia e Lirisë”

schedule15:05 - 7 Shtator, 2023

schedule 15:05 - 7 Shtator, 2023

Sali Berisha gjen sërish strehë tek Ilir Meta.

Kandidati i tij, Emri Vata për Kukësin, nuk mund të ishte në garën e 24 shtatorit, nëse Ilir Meta dhe Nard Ndoka nuk të krijonin koalicion mes tyre.

Emri Vata, që fitoi Primaret e Foltores, do të jetë në garë nën të njëjtin emër si ata që garuan më 14 maj, Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me drejtues Partinë e Lirisë.

Ndryshe nga 14 maJI, Vangjel Dule i PBDNJ-së, ndryshe nga 14 maj, nuk është pjesë e koalicionit. Por mungesa e tij nuk është poltiike, sesa për shkak të numrave modestë të PBDNJ në veri.
Por në letër Sali Berisha ka vënë sërish veten, dhe sërish emrin Partia Demokratike e Shqipërisë së cilës nuk i ka as vulën, e as logon.

Heqja e emrit te PDH duket cështje kohe, nisur nga vendimmarrjet e mëparshme të KQZ para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Por këtu dilema nuk lidhet me Berishën, por me Lulzim Bashën dhe me atë se cfarë do bëjë Partia e tij Demokratike. Megjithëse, ka afat deri të premten në mesnatë, Lulzim Basha ende duket i pavendosur, nderkohe qe KQZ-ja vendosi që 2 komisionerët e opozitës i takojnë Partisë së Lirisë, si partia opozitare më e votuar, me kontributin e elektoratit të Sali Berishës.

Burime prane i PD i pohuan ABC News se po shqyrtohen të gjitha opsionet në shërbim të votës së opozitës, por ndërsa orët kalojnë dhe afati i skadencës afrohet, duket se mundesitë janë që Lulzim Basha të mos zhgënjejë sërish dhe ta lerë Partine Demokratike, sërish jashtë sfidës së ardhshme elektorale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!