Kukësi bashkon PD? Primaret mbahen në 27 gusht, ja 5 kandidatët

schedule15:18 - 23 Gusht, 2023

schedule 15:18 - 23 Gusht, 2023

 

“Rithemelimi” ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë një mbledhje ku ka miratuar kandidadët e primareve për zgjedhjet në Kukës që do të mbahen në 24 shtator.

Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja raporton se janë 5 kandidatët e përzgjedhur për të future në primare, nga 6 që kishin plotësuar dokumentacion, pra është skualifikuar vetëm një.

Pesë kandidatët që do të futen në primare janë zgjedhur nga e gjithë baza e PD dhe janë, Arif Rexhmati, Ardian Elezi, Emrih Vata, Gëzim Shehu dhe Ylber Zeneli, ndërsa i skualifikuari është Uran Cengu.

Zgjedhjet e primareve nga ku do të dalë kandidati i opozitës do të mbahen pas vetëm 3 ditësh.

PD e përfaqësuar nga Berisha është duke përmbyllur procesin për zgjedhjet e Kukësit që do të mbahen më 24 shtator.

Në mbledhjen e kryesisë së ditës së sotme ka pasur një rend ditë të tillë ku do të miratoheshin kandidatët e propozuar nga baza demokrate, një list prej 10 personash, ndërkohë që janë miratuar nga ata 5 kandidatura.

Vendimi i dytë lidhet me datën e mbajtjes së primareve, të cilët do të mbahen vetëm pas 3 ditësh, për të nxjerrë kandidatin e koalicionit opozitar.

Në fillim ishin 6 kandidatë që kishin plotsuar dokumentacion, nga të cilët vetëm një u skualifikua.

Pesë kandidaturat janë: Arif Rexhmati, Ardian Elezi, Emrih Vata, Gëzim Shehu dhe Ylber Zeneli, ndërsa i skualifikuari është Uran Cengu, për mosplotësim të kritereve.

Këto kandidatura kanë ardhur nga e gjithë baza e demokratëve në Kukës, pra nga të dyja krahët” tha gazetarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!