Kukësi arrin akordin me mesfushorin gjeorgjan Irakli Xharia

schedule19:21 - 9 Janar, 2018

schedule 19:21 - 9 Janar, 2018

Kukësi ka marrë përforcimin e parë të janarit, një futbollist nga Gjeorgjia. Kampionia e Shqipërisë, ndërkaq, fitoi miqësoren e parë në Turqi, ndërsa ndeshjen e dytë do ta luajë me gjigandin Fenerbahçe.

E nisi mirë me trajnerin e ri.
Peter Pakult mund të jetë i lumtur, të paktën këto ditë, pasi Kukësi e tij ia doli ndaj një skuadre të mirë si Kajzerispori i Superligës turke.
Peposhi dhe Ylli Shameti shënuan dy gola të shpejtë, si me magji, brenda dy minutave, në të 21-ën dhe të 22-ën, ndërsa shifrat 2-1 u fiksuan po në pjesën e parë.
Trajneri austriak u shpreh i kënaqur në fund të takimit, ndërsa pati edhe njohjen e parë me lojtarët e tij në një ndeshje.

Ai vlerësoi se Kukësi mundi ekipin e vendit të 5-të në Turqi, ndërsa theksoi se duhet vazhduar puna për t’u përmirësuar më tej.
Miqësorja e radhës do të jetë në datën 13 ndaj një kundërshtari me shumë më tepër emër, pasi përballë kampionëve të Shqipërisë do të vihet gjigandi Fenerbahçe, 19 herë kampion i Turqisë.
Pakult ka kërkuar ndërkaq përforcime, dhe menjëherë ka mbërritur njëri prej tyre.
Bëhet fjalë për një futbollist nga Gjeorgjia.

Quhet Irakli Xharia, është 29 vjeç, mesfushor me tipare mbrojtëse me karrierë të gjatë tek Zestafoni, Dinamo Tbilis, Dila Gori apo Sioni.
Gjithsesi, vitin e fundit luajti vetëm 3 ndeshje tek Dila Gori.
Me kombëtaren e Gjeorgjisë luajti 9 ndeshje e shënoi 1 gol deri në 2014./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!