Pas dy orë përplasje dhe tension midis simpatizantëve të PD, policisë bashkiake dhe forcave të rendit, materialet u tërhoqën nga ambientet e KZAZ në palestrën e gjimnazit “Havzi Nela” në Kukës .
Vendimi u mor nga policia e Shtetit e cila beri dhe zhvendosjen e tyre. Me herët pati përplasje të fortë me policinë e rendit, e cila herë pas here ka përdorur gazin lotsjellës.
Një kamion i bashkisë theu derën e KZAZ dhe protestuesit i vunë zjarrin.
Dy punonjës bashkiak u lënduan. Në Kukës pritet të ketë shoqërime te persona që nxitën dhunën gjatë protestës për lirimin e ambienteve të KZAZ.