Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kukeli nis një eksperiencë të re në Zvicër, zyrtarizohet te Wil si zëvendëstrajner

schedule16:39 - 17 Nëntor, 2021

schedule 16:39 - 17 Nëntor, 2021

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, ka nisur një eksperiencë të re në karrierën e tij. Ditën e sotme është zyrtarizuar tek skuadra e Wil në rolin e zëvendëstrajnerit.

37-vjeçari ka marrë edhe licencën UEFA A, për të vazhduar në një eksperiencë tjetër në futboll, tani jo më si futbollist.

Drejtori sportive i Wil gjithmonë e ka vlerësuar punën dhe aftësitë e Kukelit për këtë ai i ka dhënë mundësinë të bëhet pjesë e stafit.



“Burimi përçon profesionalizëm dhe personalitet. Me shumë vitet e eksperiencës që ai ka si lojtar me klubet dhe në nivelin ndërkombëtar dhe me natyrën e tij ambicioze ai do t’i kontribuojë shumë për klubin” theksoi drejtori i Wil, Jan Breitenmoser. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!