Eurodeputeti Eduard Kukan ka përshëndetur dhënien e dritës jeshile për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, ai përgëzon dy vendet për progresin e bërë në axhendën e integrimit në BE.
“Ata meritojnë një mesazh të qartë në hapjen e negociatave për anëtarësim. Dy vendeve u është dhënë 1 vit kohë për të mbërritur në tavolinën e negociatave, e cila reflekton diskutimin e brendshëm të Këshillit lidhur me procesimin e zgjerimit të BE-së”, shkruan Kukan.
Ndërsa më tej shpreh mbështetjen e tij të plotë për Shqipërinë dhe Maqedoninë në këtë proces dhe nënvizon se i beson përkushtimit të tyre në axhendën e reformave./abcnews.al