Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kujtova se isha në ëndërr”, i pastrehu anglez zbulon gjestin fantastik të Salah

schedule18:27 - 7 Tetor, 2020

schedule 18:27 - 7 Tetor, 2020

Momo Salah është një futbollist fantastik brenda fushave të blerta, por jo vetëm. Të shumta janë gjestet e bukura të yllit të Liverpool, teksa i fundit është i mrekullueshëm. Sulmuesi egjiptian ka ndihmuar një të pastrehë nga ngacmimet që po i bënin disa të rinj dhe në fund i ka dhuruar 100 paund.

Lajmi raportohet nga The Sun, aty ku David Craig, një i pastrehë dhe lypsar, ka treguar ngjarjen. “Disa djem po më shqetësonin dhe Salah e pa gjithë skenën. Po talleshin me mua, më bënin pyetje se pse ndodhesha rrugëve dhe pse lypja.

Do të gjejmë një punë’, u shprehën ata duke qeshur dhe duke u tallur me mua. Momo dëgjoi gjithë bisedën, iu afrua atyre dhe iu tha: ‘Mund t’u ndodhë edhe juve një gjë e tillë në të ardhmen‘.

Kur dëgjova zërin e tij e kuptova se nuk isha në ëndërr. Më pas më dhuroi 100 paund dhe u largua. Ai është unik, një legjendë e gjallë. Kam qenë gjithmonë tifoz i tij për aftësitë futbollistike që ka, por tregoi që është një kampion dhe në jetë“, përfundon 50-vjeçari Craig. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!