“Kujtojnë se do ulim kokën se dalin disa drurë shtrembër”/ Rama: Bashkë për Shqipërinë në BE, më 11 maj t’i japim mësim kënetës

schedule19:35 - 5 Maj, 2025

schedule 19:35 - 5 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama nga Korça bëri thirrje që më 11 maj shqiptarët të votojnë masivisht për numrin 5 dhe për Shqipërinë Europiane. Gjatë fjalës së tij në takim përmbyllës në Korçë, Rama u shpreh kritik ndaj opozitës, duke thënë se drejtohet nga një njeri që tashmë është i pashpresë.

“Edhe sa vite do të mbetemi popull i dorës së dytë. Jemi akoma të huaj për Europën. Nuk më del e keqja me atë kënetën porno politike atje. Në atë pallat sporti është çnderuar Korça. Janë çnderuar të gjithë ata që kanë kënduar serenata. Kur të tjerët nuk dinin ku binte Europa, Korça quhej Parisi i vogël. Ça dinë të bëjnë këta, vetëm uuu uuu… Për herë të parë ne kemi një moment historik”, tha ai.

Më tej kryeministri Rama shtoi se ishte Partia Socialiste ajo që solli drejtësinë e re dhe se punoi për t’i dorëzuar shpatën përpara ligjit”.

“Për herë të parë ne kemi barazinë përpara ligjit. Republikë, mbretëri diktaturë, të gjithë shpatën e ndëshkimit të drejtësisë e mbanin te zyra. Ne jemi të parët që dorëzuam shpatën. Sot jemi këtu për shtetin europian të fëmijëve tanë nesër, nuk jemi për pushtetin. Vijnë këta bashkë me disa të tjerë dhe bëjnë të habiturin, si mund të votohet PS. Kanë gjysmën e qeverisë në burg, janë të zhytur. Por këta nuk dinë aritmetikë…Por kush e solli këtë realitet të ri? Noc Rroku? E sollëm ne me vendosmërinë më të madhe. Këta bëjnë interesantin dhe thonë Edi Rama del në Shqipëri njëherë timoni, njëherë këneta, njëherë Bufi….Ju kujtohet kur ju thoni më jepni timonin të bëjmë drejtësi dhe ja ku jemi sot Shqipëria që po përpiqet të bëjë barazi para ligjit. Këta kujtojnë se do ulim kokën ne se dalin drurë të shtrembër. Ne jemi krenar që bëmë këtë realitet të ri dhe i dhamë sens shtetbërjes demokratike. Tani doni që kjo të vazhdojë, apo të kthehet pas? Kjo gjë bëhet e pakthyeshme duke futur Shqipërinë në BE dhe të gjithë fëmijët e shqipes do të jenë të gjithë të barabartë…Kjo është Europa në Shqipëri dhe Shqipëria në Europë dhe për këtë zgjedhja është shumë e qartë. Apo të shohim një politikan të lashtë të pashpresë dhe tani edhe zyrtarisht të rrjedhur. Përse do shkojmë në 11 maj? Për Shqipërinë me BE në Europë? Apo për kënetën që shkon për një individ, që demek do hiqte non gratën. Solli edhe një Latif nga Amerika, i zgjuar ai i mori edhe 6 miliona dollarë? Nëse ke një votë për ta hedhur hidheni vetëm për numrin 5 dhe BE. Të gjithë duhet të marrin hak dhe ti japin kënetës mësimin më të hidhur që të mos guxojë më njeri të vijë dhe të ofendojë korçarët”, tha mes të tjerash Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!