Kujtoi se ishte parkim, një person thyen traun e Parlamentit dhe hyn në oborr me makinë

schedule11:36 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 11:36 - 7 Dhjetor, 2022

Ditën e sotme, në hyrje të Parlamentit është shënuar një incident.

Një 32-vjeçar ka tentuar të parkojë makinën brenda oborrit të godinës qeveritare, edhe pse është e ndaluar.

Burime bëjnë me dije se personi në fjalë ka kujtuar se oborri i Parlamentit shërben si parkim.

Pas incidentit, 32-vjeçari M.B është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Burime për Abc bëjnë me dije se trau i Parlamentit është dëmtuar, ndërsa 32-vjeçari dyshohet se kohët e fundit po kurohet me ilaçe depresioni./Abcnews.al/