Kujtohet shqiptarja e gjithë botës/ Sot dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

schedule14:44 - 5 Shtator, 2023

schedule 14:44 - 5 Shtator, 2023

TIRANË – 7  vite më parë, më 5 shtator 2016, botës i shtua një shenjtore, ajo është Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë.

Dorëshkrime të Nënë Terezës, përfshi edhe letëren e parë origjinal  zbuluar 2 vite më parë në fondin e papërpunimit të Ramiz Alisë u ekspozuan në vigjilje të ditës së shenjtërimit të saj, nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave për pak ore ne oborrin e presidencës

Ardit Bido nënvizon me rëndësi letrën e shkruar nga dora e saj  e vitit 1989 dhe përmban pasazhe shqip.

Krahas letrës që i dërgoi qeverisë shqiptare më 29 gusht 1989, ku shprehte dëshirën që të vinte e të takonte nënën dhe motrën e saj në Shqipëri.   Per here te parë prezantohet edhe letra që Ismail Kadare i dërgon po atë vit autoriteteve për rëndësinë që kishte  Nënë Tereza mes arbreshëve.

Ekspozita  shpalos  të dhëna me rëndësi lidhur me angazhimin e humanists  shqiptare. Mes dokumentave te përzgjedhur bjnë pjesë informacione mbi vizitën e saj të parë në Shqipëri në vitin 1989, dorëshkrime që dëshmojnë atdhedashurisë e saj për tokën amë, si edhe vendime të Këshillit të Ministrave  për nderimin dhe përjetësimin e figurës  së bamirësses së përbotshme.

Nënë Tereza ka shtëpinë e të parëve të saj në Tiranë. Një shtëpi dykatëshe, e rrethuar me kopësht, ndërtuar bri Kishës Katolike në kryeqytet, për më tepër se 17 vjet ka qenë selia e nënës, motrës dhe vëllait të Nënë Terezës.

Gruaja me shtat të vogël e imtë, i dëshmoi botës forcëen e dashurisë dhe dhembshurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!