Kujtohet Fan Noli, Tarifa: Eshtrat ende nuk janë riatdhesuar

schedule18:51 - 3 Shkurt, 2022

schedule 18:51 - 3 Shkurt, 2022

Muzeu Historik Kombëtar dhe Akademia e Shkencave  organizuan konferencën shkencore “Fan Noli poliedrik”, në nder të 140-vjetorit të lindjes .

Ish ambasadori jonë në SHBA, Fatos Tarifa hedh kritika të ashpra për shtetin shqiptar.  Ai thotë se Noli është harruar, as eshtrat e tij nuk janë riatdhesuar. Një shqetësim tjetër është mungesa e një shtatoreje për këtë figurë shumëdimensionale të kombit shqiptar.

Historiani Pëllumb Xhufi vë në dukje tre dimensione domethënëse për shtetin shqiptar realizuar prej Fan Nolit.

Fan Noli  ka qenë dramaturg, klerik ortodoks, përkthyes, politikan, diplomat, poet ,historian dhe në vitet e fundit të jetës u krijoi edhe muzikë. Kjo konferencë  nderoi edhe 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!