Kujtimet e miqve për Bogdanin/ Këlliçi: Gerti, djalë e politikan i shkëlqyer

schedule18:14 - 18 Shtator, 2024

schedule 18:14 - 18 Shtator, 2024

Si tek të gjithë, largimi në moshë të re i Gert Bogdanit, edhe në familjen e tij politike, Partinë Demokratike, ishte pabesueshëm e shokues.

Është lajm i pabesueshëm, në kufijtë e të pabesueshmes.”

Aq më pak për miq të tij, siç ëshë dhe Belind Këlllici, që vetëm dy ditë më parë e kishte takuar.

“Për rastësi e kam takuar në Rogner, dy ditë më parë.“, tha ai.

Për jetën, përditshmërinë e Gerti Bogdanit, askush nuk ishte përgatitur për të përballuar largimin e tij.

“Është marrë gjithë jetën me sport. Ishte një njeri pa vese, përveç duhanit, asnjë ves dhe është e pabesueshme që ka ndodhur.”

Gjatë vitit të fundit Gert Bogdani radhë shihej në selinë e PD-së, por për shumë vite ka qenë mes të grupit të të rinjve demokrat dhe për 8 vite deputet në parlament.

“Djalë i shkëlqyer, familjar e politikan i shkëlqyer. Gerti ka qenë një politikan që rrezatonte qytetari. Për PD, demokratët qytetarët e Tiranës, vjen nga një familje elitare e Tiranës, Bogdani, është një lajm i keq.”

Rruga politike e Belind Këlliçit ka qenë pothuajse e njëjtë me atë të Gert Bogdanit.

“Ca do të veçoje, unë jam kthyer në Shqipëri në 2009, kur Gerti ishte kryetar i forumit dhe unë u angazhova. Fushata e parë ku kam marrë pjesë unë ishte fushata kur Gerti garonte për deputet në njësinë 10 dhe kam punuar në shatin e Gertit. Kemi aty kujtimet e para”.

Ata ishin dhe përballë njëri-tjetrit në garën e primareve kur PD-ja, duhet të nxirrte kundërshtarin e PS-së, për Bashkinë e Tiranës.

“Ka qenë një ndër garat më model. Edhe pse mund të kishim përplasje mendimesh, ishte një garë qytetare”.

Njësoj pozitiv edhe në Parlament, përgjatë viteve 2009, kur ai u zgjodh deputeti më i ri në moshë, deri në 2017, kur mbylli mandatin e dytë.

“Gerti ishte një djalë pozitiv. Me energji pozitive, një djalë që rrezantonte një model politikani paqësor, një njeri i paqtë, i dashur”.

Gert Bogdani, përveç aktivizimit të tij në politik, ka qenë pjesë edhe disa organiztave ndërkombëtare, edhe në poste drejtuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!