“Kujtim Spahivogli më drejtoi te regjia”, Gëzim Kame: Gjithçka nisi gjatë një orë mësimi kur isha student

schedule12:25 - 7 Mars, 2023

schedule 12:25 - 7 Mars, 2023

Regjisori Gëzim Kame ka bërë një rrëfim për të gjithë karrierën e tij në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News. Fillimisht, ai është ndalur në periudhën e nisjes, duke theksuar në rrugën e regjisë e drejtoi profesori i tij, Kujtim Spahivogli.

Kame tregoi momentin kur profesori e kishte kuptuar se duhet të linte aktrimin dhe t’i përkushtohej regjisë.

“Unë sapo mbarova shkollën dhe Kujtimi krijoi Teatrin e ri atëherë dhe mori katër aktorë. Mori Robert Ndrenikën nga Elbasani, unë sapo kisha mbaruar së bashku me Timo Fllokon dhe ishim treshja e parë e aktorëve që ishim profesionistë në këtë teatër. Mori një nga klasa punëtore ose nga lëvizja amatore, një aktor shumë të talentuar që nuk jeton më, Bashkim Rada. Edhe pjesa tjetër kompletohesh nga aktorë nga Teatri Kombëtar, trupa e pedagogëve dhe nga studentë. Ndërkohë, që ne ishim edhe pedagogë të jashtëm në Akademinë e Arteve, edhe unë kisha si udhëheqës, drejtues artistik edhe Kujtimin që ishte vetë regjisori, edhe producenti i Teatrit në atë periudhë.

Kisha 2-3 muaj që punoja për të dhënë provimin e semestrit me dy aktorë dhe vjen 2-3 ditë para provimit Kujtimi për ta parë si drejtues artistik i kursit dhe pasi mbaroi fragmenti vura re që kishte një pauzë të gjatë e po shikonte. Kthej kokën dhe më thotë që ti duhet të marrësh rrugën e regjisurës. E ndjeja që kishte një pasion të brendshëm dhe ju përkushtova pastaj.

Vetëm kur kisha kohë, jashtë regjisurës dhe punës pedagogjike, kur kisha ndonjë ftesë në ndonjë film që merrja pjesë, por pothuajse e braktisa punën e aktorit”, rrëfeu ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!