Kujtim Gjuzi thirrje Metës: Jep dorëheqjen, unë jam lojtar i minutës së fundit. Replikë me Ruçin

schedule12:34 - 9 Qershor, 2021

schedule 12:34 - 9 Qershor, 2021

Deputeti Kujtim Gjuzi ka kërkuar dorëheqjen e presidentit Ilir Meta para vendimit të Kuvendit për ta shkarkuar atë. Gjuzi tha gjatë fjalës së tij në Kuvend që nuk ka shkelje të Kushtetutës për të shkarkuar Metën, por shtoi se ai ua ka bërë borxh shqiptarëve duke bërë thirrje të padrejta gjatë zgjedhjeve dhe duke vënë ndasi mes palëve politike. Ai replikoi edhe me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi i cili në seancën e shkuar i tha ta shijojë kuvendit pasi i ka ngelur vetëm një muaj.

“Ka një fjalë të mençur shkodrane që thotë më mirë vonë se kurrë. Ilir Meta është njeriu i vetëm që ka marrë tre postet më të larta në 109 vitet e fundit. I kam kërkuar Ilir Metës të tërhiqet. President e a kuptoni që ju nuk njohët atë që ju ka bërë juve president. Këtu filloi ndasia juaj. Duke u bërë president nga maxhoranca duhet të kishit botëkuptim më të gjerë.

Si ka mundësi që bën fushatë për partinë udhëheq zonja juaj. Pse fut hundët në zgjedhje. Në raportin që kanë shkuar kolegët këtu nuk shoh shkelje të Kushtetutës për të shkarkuar ty por ti e ke bërë borxh se nuk thotë presidenti Ilir Meta sit ë jetë bari të marrim sfurkun e t’i dalim përpara. Kjo solli vdekjen e doktorit në Elbasan. President keni akoma kohë rreth 90 minuta.

Nëse ju nuk e jepni dorëheqjen. Unë jam nga ata lojtarë të minutës së fundit se ju nuk më njohët. Presidenti e ka mundësinë të ikë. Të thotë unë bëra ndasi mes lavjerrësit: majtas, djathtas. Të kam thënë në qershor të vitit 2017. Do ikësh jo me votën e parlamentit por me vendimin e Gjykatës Kushtetues, Jam në pritje që presidenti të japë dorëheqjen. Ne ishim më të mirët dhe e mbajtëm institucionin në këmbë. Si ishte ajo puna e një muajit. Unë jam në kuvend edhe dy tre muaj”, tha Gjuzi. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!