Kujtim Gjuzi i kërkon “llogari” Avokatit të Popullit: Pse i largoni nga zyra romët dhe egjiptianët

schedule11:16 - 9 Korrik, 2020

schedule 11:16 - 9 Korrik, 2020

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka lexuar gjatë raportimit vjetor në Kuvendin e Shqipërisë pyetjen e deputetëve.

Ajo u ndal në pyetjen e Kujtim Gjuzit i cili thoshte se stafi që ajo drejton largon qytetarë të komunitetit rom dhe egjyptian pa i dhënë zgjidhje problemit të tyre.

Ky pretendim u hodh pishtë nga Ballanca e cila tha se vetë ajo kujdeset që të presë shtresat vulnerabël, duke hedhur poshtë pretendimin e Gjuzit.

Kujtim Gjuzi: Pse stafi juaj kur vijnë qytetarë të komunitetit rom dhe egjiptian i largon me lloj juftifikimesh

Erinda Ballanca: Kjo është e pavërtetë. Zyra e pritjes së qytetarëve është e monitoruar me kamera. Unë do ta adresoj por për më tepër unë i pres edhe vetë shtresat vulnerabël./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!