Deputeti Kujtim Gjuzi ka zgjedhur të flasë sot për cështje të tjera dhe jo për zgjatjen e afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore apo për rendin e ditës të përcaktuar nga Kuvendi.
Përpos shqetësimit që ka gjithmonë për minutazhin e secilit deputet, ai gjithmonë “del nga kornizat” e rendit të ditës.
Edhe sot Gjuzi bëri thirrje për kryeministrin.

Sipas Gjuzit Kryeministri nuk duhet të mbështesë opozitën jashtëparlamentare dhe ta suportojë atë pasi ajo zgjodhi të ishte në rrugë.
“Zoti kryetar, kryetari i bashkisë së Elbasanit i ka thënë një familjeje që nuk ta jap ndihmën. Po i them kryetarit të bashkisë, në respekt të etikës së këtij Kuvendi. Zoti kryetar po ta ndiqni me kujdes këtë trendin këtu, nuk them se bëni hile se unë ju njoh që nuk bëni hile.
Keni burrni të mos bëni hile. Ta shpërndani në mënyrë të tillë që të kenë mundësinë edhe opozita dhe pozita të flasin se tani do flasë pozita dhe do e mbysë zërin e opozitës. Administrata të jetë më e kujdesshme në lidhje me folësit, deputetët.
Për të arritur në një logjikë, i bëj ftesë kryeministrit të ndërpresë çdo lloj logjike për të suportuar opozitën e rrugës. Opozita e rrugës zgjodhi të ishte në rrugë. Nuk mundet institucionet të cilat dalin nga Kuvendi të vazhdojnë të japin suport njerëzve që kanë shitur detin në këtë vend”./abcnews.al

