Kujt i shërben tensioni në veri të Kosovës? Arifaj: Liderëve politikë, largon vëmendjen nga problemet e përditshme

schedule18:29 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 18:29 - 23 Dhjetor, 2022

Situata në veri të Kosovës mbetet ende e tensionuar për shkak të bllokadave në rrugë por dhe provokimeve të vazhdueshme të personave të armatosur.

Lidhur me këtë çështje analisti nga Kosova, Ardjan Arifaj deklaroi në “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, se kjo situatë u shërben vetëm liderëve politikë.

Sipas tij qytetarët nga të dy anët e kufirit duke parë situatën e tensionuar në veri të Kosovës largojnë vëmendjen nga problemet e përditshme, ndërsa militantët janë edhe më të lidhur me partitë politike qeverisëse.

Por sipas tij duhet bërë shumë kujdes që situata mos agravojë, pasi nuk do e kishte më askush nën kontroll.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Në veri gjendja mbetet ajo që është, pamë dje protestën e serbëve atje. Mendon që kjo statuquo do të zgjasë shumë?

Arifaj: Nuk shihet se do të zgjidhet së shpejti. Ajo që është më e rëndësishmja, është që situata nuk duhet të eskalojë që të kthehet në dhunë në pjesën veriore të Kosovës. Dhuna nuk i intereson asnjërës palë.

Karadaku: Kujt i intereson dhuna?

Arifaj: Eskalimi i mirëfilltë nuk i intereson askujt, pasi do të dilte nga kontrolli dhe askush nuk do të përfitonte. Por liderët politikë dhe në Kosovë dhe në Serbi përfitojnë nga tensionet në veri, pasi zhvendoset vëmendja nga problemet e përditshme, por dhe miliatantët do ju qëndrojnë më afër forcave politike. Pra deri sa politikanët përfitojnë nga tensionet nuk do të përfitonin nga eskalimi.

Karadaku: Situata që është tani është e rrezikshme por nën kontroll.

Arifaj: Mos e mohojmë faktin që mund të ndodhë ndonjë eskalim i padishëruar. Tre automjete të policisë së Kosovës janë përplasur me persona të armatosur. Po themi që është nën kontroll por nuk do të thotë se nuk ka rreziqe.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!