“Kujdesu 5 minuta për djalin”, Ermali e gjen Joelin duke u qethur zero

schedule16:15 - 20 Qershor, 2020

schedule 16:15 - 20 Qershor, 2020

Me vendosjen e karantinës një numër i madh personash u detyruan që t’i qethnin vetë flokët në kushte shtëpie. Mes atyre që eksperimentuan “nga halli” ishte edhe Ermal Mamaqi.

Aktori i humorit publikoi në mediat e tij sociale një video ku qethte flokët e tij në tualet. Të njëjtën gjë ka bërë së fundmi edhe djali i tij Joeli.

Në një tjetër video të publikuar në mediat, sociale duket se Joeli ka vendosur që të bëjë të njëjtin veprim si i ati disa muaj më parë. Ai shihet me një makinë rroje në dorë, ndërsa në kokë i mungon një pjesë nga flokët.

Në video, Ermali dëgjohet të thotë:  “Obobo Joel, stop stop, ça ke bërë kështu mo, nooo Joel, haha besoj e di që tani do qethesh komplet se nuk mund të rrish kështu”.

Bashkë me videon, Ermali shkruante:

Ami: Ermal kujdesu 5min për djalin

Unë : Pa merak

Joeli mbas 3min  /abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

Ami: Ermal kujdesu 5min për djalin Unë : Pa merak Joeli mbas 3min :

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!