Kujdestaret e Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë kanë ndërruar sot stafetën. Pas 50 ditësh larg familjeve, 6 punonjëse të këtij institucioni janë kthyer pranë familjeve të tyre.
Ministrja e Shëndetësisë ka publikuar foto nga “shkëmbimi” i tyre duke i përgëzuar për punën ndërsa shpreh krenari për të gjithë qendrat e kujdesit social.
“Pas 50 ditësh të izoluara larg familjeve të tyre, duke u shërbyer me përkushtim të moshuarve të vetmuar, ndërrimi i ekipit të kujdestareve dhe të gjithë punonjësve të Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, ka qenë një moment emocionues.
LEXO EDHE: Shkon në 789 numri i të infektuarve, ku ishin rastet e reja
Shumë faleminderit për punën e palodhur Zamira, Zeqirie, Filloreta, Kumrije, Lindita, Xhevrie. Forca ekipi i ri që nga sot merr stafetën. Mbrojmë shëndetin e gjyshërve
Krenare për sakrificën e ekipeve tona në qendrat e kujdesit social”, shkruan Manastirliu./abcnews.al