Ky vresht me rrush, i ka marrë jo pak por 22 vite nga jeta Besim Dullës. Shumë pranë liqenit të Kukësit ka mbjellë mbi dy dynym me rrush.
Thotë se vreshtat krahasuar me pemët e tjera frutore kërkojnë më shumë kujdes e shërbime.
Edhe pse shumë pranë liqenit Besimi shprehet se ka pasur vështirësi në vaditjen e sipërfaqes se mbjellë. Çdo pëllëmbë tokë e ka punuar i vetëm pasi për shkak të terrenit, mjetet e kanë të pamundur të hyjnë ne vreshta.
Pavarësisht se çdo bime i ka qëndruar mbi kokë, këtë vit nuk ka mundur të marrë prodhimin që ka shpresuar. Mungesa e reshjeve te shiut dhe moti shumë i nxehtë kanë dëmtuar gati gjysmën e vreshtit.
Më gjithatë nuk kanë munguar edhe vitet kur prodhimi ka qenë i mbarë, por sërish fermeri thotë se fitimet nuk ja kanë dalë të mbulojnë shpenzimet.
Në tokën buzë liqenit, Besimi ka mbjellë edhe fruta të tjera. Besimi, ashtu sikurse edhe fermerë të tjerë kërkojnë që vëmendja e shtetit ndaj bujqësisë të jetë më e lartë pavarësisht se politikat mbështetëse nuk kanë munguar.