Kujdes! Tatimet janë në terren

schedule16:06 - 27 Janar, 2019

schedule 16:06 - 27 Janar, 2019

Subjektet me risk do të jenë në lupën e tatimeve javën që vjen. Drejtoria e Hetimit Tatimor ka nisur kontrolle kryesisht në qendrat e qyteteve dhe në tregje.

Nuk lëshoni kupon tatimor? Bëni kujdes! Inspektorët e tatimeve po vijojnë punën në terren. Në fokus kanë verifikimin e subjekteve me risk.

Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve përmes një njoftimi për shtyp bën të ditur se kontrollet do të përqëndrohen kryesisht tek bizneset që ushtrojnë veprimtari në qendrat e qyteteve, në zonat me aktivitet të lartë tregtar dhe në tregje.

Objekt të monitorimit të tyre, inspektorët tatimorë do të kenë garantimin e përmbushjes vullnetare të detyrimeve që lindin prej legjislacionit tatimor, kontrollin e tatimpaguesve që rezultojnë me rënie të xhiros krahasuar me një vit më parë si dhe faturimin e lëshimin e kuponit tatimor.

Ndonëse apeli është për kujdes të shtuar, administrata tatimore deklaron se nuk ka për qëllim ndëshkimin e tatimpaguesve, por ndërgjegjësimin e tyre për vetëdeklarimet si dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve./abcnews/al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!