Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të ekzekutimit të shqiptarit Aris Papas në datë 30 Maj në qendër të Athinës në një kafene.
32-vjeçari i akuzuar dhe përfshirë në vrasje dhe drogë ishte zhytur në telefon kur u ekzekutua nga një killer gjakftohtë, i cili iu afrua me qetësi duke e qëlluar në trup dhe kokë me pistoletë.
Në pamje duket momenti kur shqiptari ende i vetëdijshëm bie në tokë dhe zvarritet me vështirësi u futur brenda lokalit, por disa sekonda më pas ndërroi jetë pasi goditjet ishin fatale.
https://www.youtube.com/watch?v=cf_QkofPUmo
Klientët dhe punonjësit e lokalit të alarmuar largohen me shpejtësi duke njoftuar policinë. Shqiptari u kishte shpëtuar më parë tre atentateve, por ditën që nuk kishte anti-plumb veshur u ekzekutua.
Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen. Por video mund të ndihmojë autoritetet për të zbuluar autorin, edhe pse do të jetë shumë e vështirë, pasi ishte me kokore.
Ai kishte veshur pantallona me ngjyrë të hapur dhe një bluzë të errët me shkronja të kuqe. d.b/ Abcnews.al