Temperaturat e ulëta dhe ngricat kanë përfshirë pothuaj gjithë vendin. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, në veri të vendit problem janë bërë temperaturat e ulëta dhe era e fortë. Në segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni. Qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e e rajonit verior.
Ndërkohë, në të gjitha akset e Rajonit Qendror qarkullimi kryhet normalisht. Autoritetet vendore vijojnë punën për spërkatjen me kripë në vendet ku ka akull e ngrica.
Sa i përket Rajonit Jugor, në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht. Gjatë natës nuk ka pasur reshje, ndërsa temperaturat kanë zbritur deri në -7 ° në disa zona, si: Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur dhe erë të fortë.
Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate, ndërsa vijojnë punën për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta./abcnews.al