Kujdes! Ky produkt ushqimor rrit mërzinë dhe depresionin

schedule13:54 - 2 Shtator, 2020

schedule 13:54 - 2 Shtator, 2020

Sheqeri i tepërt mund të jetë shkaktar i shumë çrregullimeve mendore. Ky është përfundimi i arrirë së fundmi nga ekspertët.

Një studim i kryer nga agroweb, tregon se personat që konsumojnë shumë sheqer kanë 23 përqind më shumë gjasa të preken nga depresioni në harkun kohor të 5 viteve.

Natyrshëm mund të mendoni se ky problem nuk ju prek shumë. Por sipas të dhënave, njeriu mund të marrë të paktën 67 gramë sheqer në ditë duke pirë vetëm një pije të gazuar dhe duke ngrënë një çokollatë të vogël. Kjo shifër rritet shumë gjatë ditës nga konsumi i ushqimeve të përpunuara, lëngjeve të frutave apo bukës.

Ekspertët më në zë të mjekësisë rekomandojnë që njeriu nuk duhet të konsumojë më shumë se 36 gramë sheqer në ditë. Ndaj nëse nuk jeni të vëmendshëm ndaj përmbajtjes së sheqerit në ushqimet tuaja, atëherë me siguri po e teproni.

Çrregullimet e humorit janë shumë të komplikuara dhe sheqeri sigurisht nuk është fajtori i vetëm. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se sheqeri është një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e këtyre çrregullimeve. Sipas tyre, kjo çështje ka nevojë për studime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!