Për të pasur kocka të forta nuk ju duhet të bëni asgjë të jashtëzakonshme, mjafton të ktheni ushqimin në aleatin tuaj më të mirë. Prandaj, agroweb.org ju prezanton me mëngjesin e duhur dhe sasitë e plota të kalciumit që duhet të merrni.
Vetëm një gotë qumësht përmban 300 mg kalcium të cilat mund ti merrni menjëherë në një vakt. Për të arritur në masën e këshilluar 500 mg mund të shtoni edhe ndonjë produkt tjetër bulmeti në dietën tuaj. Këtu mund të futet, pak djathë, gjizë, kos apo edhe perime si brokoli dhe lakrat.
Gjithashtu përveç, bulmetit kalciumin mund ta përfitoni edhe nga lëngu i freskët i portokallit. Një gotë me lëng të freskët përmban 200-340 mg kalcium.
Ekspertët theksojnë të mos harroni të përfshini edhe vitaminën D tek dieta juaj.Atë mund ta gjeni fare lehtë tek ushqimet të cilat janë të pasura edhe me kalcium. Këtu futen sardelet dhe salmoni të cilat megjithëse nuk preferohen të konsumohen në mëngjes, mund ti lini për dy vaktet e tjera.
Pra, çdo mëngjes zgjidhni patjetër nga një gotë qumësht apo lëng portokalli, shoqëruar me ushqime të tjera bulmeti apo perime jeshile. Kështu kockat tuaja do të qëndrojnë të forta për një kohë të gjatë dhe do të shërojnë vetëveten. l.k/abcnews.al