Shumica e shoferëve, sapo ndezin motorin, aktivizojnë kondicionimin (A/C) . E megjithatë, sa herë e bëjmë këtë, ne rrezikojmë shëndetin tonë.
Kjo sepse kur e lëmë makinën tonë të parkuar në diell, gjithmonë mbyllim xhamat. Por edhe kur e lëmë makinën në hije, brenda saj mund të grumbullohen 400-800 mg benzinë.
Nëse e parkoni makinën në diell, në një temperaturë më të lartë se 16 gradë Celsius, niveli i benzenit mund të arrijë 2000-4000 mg, nivel ky 40 herë më i lartë se i lejuari.
Kur hipni në një makinë me xhamat e mbyllur, ju thithni benzen, duke mos ditur që kjo toksina ndikon në veshkat, mëlçinë dhe indet e eshtrave.
Përveç kësaj, trupit tonë i duhet shumë kohë dhe përpjekje për ta eliminuar atë.
Makinat deklarojnë në manualet e tyre të përdorimit se duhet të hapim xhamat e makinës pak para se të aktivizojmë kondicionerin, por nuk shpjegojnë pse, përveçse është e mirë për performancën e saj.
Sipas rezultateve të hulumtimit, përpara se ajri të fillojë të ftohet, kondicioneri nxjerr jashtë të gjithë ajrin e nxehtë dhe bashkë me të edhe benzenin që është grumbulluar.
Prandaj, kur uleni në makinë, edhe nëse nuk vini re ndonjë erë “plastike të djegur”, hapni dritaret për disa minuta dhe më pas ndizni A/C.
Edhe kur të nisni makinën, lini dritaret hapur edhe për disa minuta./abcnews.al