Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko u ka kërkuar qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë më 9 maj, pasi zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës më 9 maj, një ditë simbolike për Rusinë.
” Në ditët në vijim, ka një gjasë të lartë për bombardime me raketa në të gjitha rajonet e Ukrainës. Jini të vetëdijshëm dhe kujdesuni për sigurinë tuaj!” , paralajmëron kryetari i bashkisë në Kiev.
Ndërsa spekulimet shtohen mbi planet e Vladimir Putin për Ditën e Fitores të së hënës, shefi i Kremlinit ka bërë sot një deklaratë për 9 Majin.
“Me të drejtë jemi krenarë për historinë 1000-vjeçare të Rusisë. Fitorja e madhe mbi nazizmin zë një vend të veçantë në të. Fitorja u mundësua nga guximi, vullneti dhe uniteti i popullit sovjetik. Forca e tyre e shpirtit dhe vetëmohimi mahniti të gjithë botën”, ka thënë ai.
Zërat janë se Vladimir Putin mund t’i shpallë luftë Ukrainës në 9 maj, ndërsa ka dështuar me strategjinë e saj.
/abcnews.al/

