Kujdes! Këto gjëra ju dëmtojnë zemrën

schedule18:51 - 29 Dhjetor, 2022

schedule 18:51 - 29 Dhjetor, 2022

Edhe pse gjenetika luan një rol të rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme, lajmi i mirë është se 80 për qind e të gjitha sulmeve në zemër mund të parandalohen me një mënyrë jetese dhe dietë të shëndetshme.

Kardiologia Nicole Harkin thekson pesë gjërat që duhet të ndryshoni për të parandaluar në kohë sëmundjet e zemrës.

Thuaj JO mishit të kuq

“Unë nuk konsumoj asnjë produkt shtazor dhe u bëj thirrje të gjithëve të shmangin mishin e kuq dhe mishin e kuq të përpunuar”, tha ajo, duke shtuar se konsumimi i rregullt i ushqimeve të shpejta, si hamburgeri, si dhe mishi i thatë dëmton arteriet e zemrës. Dhe në vend të kësaj, sipas këshillave të saj, është shumë më e shëndetshme të konsumoni fibra, të cilat zakonisht gjenden në fruta, perime, bishtajore dhe drithëra.

“Ndihmon në rregullimin e glukozës, në uljen e kolesterolit, si dhe është një ushqim që përmban shumë vitamina dhe minerale. “Unë me të vërtetë i këshilloj të gjithëve që të hanë të paktën 40 gramë fibra në ditë, sepse ky është niveli në të cilin ne shohim ulje të ndjeshme të glukozës, kolesterolit dhe kështu me radhë”, vuri në dukje ajo.

Ndaloni duhanin

Krahas varësisë, pirja e duhanit është një nga shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve, duke përfshirë sulmet në zemër.

“Pothuajse të gjitha sulmet në zemër që kam parë tek vajzat e reja u kanë ndodhur njerëzve që pinë duhan”, thekson Harkin. Nëse nuk mund ta hiqni qafe këtë zakon të pashëndetshëm, është gjithmonë e dobishme të kërkoni këshilla profesionale.

Gjumi jo i shëndetshëm

Studime të shumta kanë treguar se sa i rëndësishëm është gjumi i rregullt dhe i shëndetshëm për funksionimin normal dhe shëndetin e trupit. “Studimet me të vërtetë kanë treguar se mungesa e gjumit është e lidhur me një rrezik në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare”, thotë Nicole.

Mos e injoroni dhimbjen e gjoksit

Trupi na dërgon gjithmonë sinjale të vogla që mund të zbulojnë se çfarë nuk është në rregull me ne, siç është dhimbja e gjoksit kur bëhet fjalë për muskulin tonë më të fortë – zemrën. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mos i injoroni ato!

“Një numër tronditës sulmesh në zemër po ndodhin tek njerëzit që sipas kritereve tradicionale do të konsideroheshin një grup me rrezik të ulët,” vuri në dukje ajo.

Mos e neglizhoni aktivitetin fizik

“Edhe një 10 minuta ecje është më mirë se asgjë dhe i sjell dobi shëndetit të zemrës. Pra, mos lejoni që moti të jetë një justifikim për pasivitetin. Nëse do të mund t’i rekomandoja të gjithëve një gjë, do të ishte ushtrimi”, thotë doktori.

Prandaj, mos neglizhoni, gjeni aktivitetin fizik që ju përshtatet më shumë, qoftë shëtitje, ushtrime të lehta apo sport.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!