Trajneri Romeo Karabeci në emisionin “Nuk është karantinë” tregoi disa truke të stërvitjes fizike, të cilat sipas tij duhet të jenë të ndërthurura edhe me dietë ushqimore.
Ai dha edhe disa këshilla për të ushqyerit gjatë natës së ndërrimit të viteve, ku primare sipas trajnerit duhet të jetë sasia, që duhet reduktuar.
“Do të rekomandoja që çdo gjë që do të konsumoja në natën e ndërrimit të viteve ose edhe më pas të kenë kujdes te sasia. Pra nëse do konsumojmë bakllava, një cop është mjaftueshëm për shije dhe nuk do të na pësoj ndryshime shumë të mëdha totali në kalori. Sasia është shumë e rëndësishme që mos të privoni veten nga kënaqësia, thjesht ulëni sasinë. Edhe nëse zgjat 3-4-5 ditë nuk është problem, pasi duke u kthyer në regjimin ushqimor, atëherë do t’i digjni edhe këto kalori të tepërta”, u shpreh Karabeci. /abcnews.al