Edhe nëse nuk keni ujë për të pirë, është mirë të mos përdorni ngrënien e borës si zgjidhje, për të shuar etjen.
Në disa zona të bllokuara nga bora në Greqi, shumë njerëz mbetën pa ujë dhe energji elektrike dhe ata u detyruan të hanin borë.

Ata menduan se, bora është ujë i ngrirë dhe hëngrën prej saj, për të shuar etjen. Pas këtij veprimi u penduan. Sipas një hulumtimi të botuar në Environment Science, thuhet se nuk duhet të hamë borë sepse përmban elemente toksike nga shkarkimi. Studimi thekson se, nëse dikush konsumon borë, ai ha gjithashtu grimca të vogla toksike të cilat bora i ka thithur nga atmosfera. E njëjta gjë vlen dhe për shiun.
Dhe nëse nuk e dini, kjo është arsyeja pse ajri pastrohet gjithmonë pas rënies së shiut ose borës./e.b-abcnews.al


