Kufizohet qarkullimi në Durrës/ Dhoma e Tregtisë: Nuk jemi njoftuar, penalizohemi

schedule15:25 - 3 Gusht, 2023

schedule 15:25 - 3 Gusht, 2023

Qarkullimi i mjeteve të transportit të mallrave do të jetë i kufizuar në Durrës deri në 15 shtator.

Bashkia ka nxjerrë një urdhër që ndalon lëvizjen e tyre nga ora 8 deri ne 23.

Kufizim për këto mjete do të keëtë ne lagjen 1 në Rrugën Taulantia – Currila, në Unazën e brendshme, rrethrrotullimi Dovana, Mazoleumi Dëshmorëve, rruga Aleksandër Goga, rruga Tregtare, rruga Egnatia, Bulevardi Epidamn, në Aksin Rrugor Ura e Dajlanit – rruga Pavarsia si dhe në Rrethrrotullimin e Plepave – rruga dytësore – Përroi i Agait.

Vendimi që sipas Bashkisë pritet të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe pushuesve është kundërshtuar nga bizneset.

Dhoma e tregëtisë dhe industrisë në Durrës kërkon që vendimi të rishihet.

Kufizimit i nënshtrohen edhe të gjitha mjetet që janë pajisur me autorizim përkatës nga Bashkia Durrës për qarkullim në qytet kundër sinjaleve rrugore ndërsa normalisht do të lëvizin mjetet e transportit publik dhe ato të urgjencave./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!