Kufizimi nga pandemia, numri i pasagjerëve në portin e Vlorës dy herë më i ulët se në 2019

schedule17:33 - 3 Korrik, 2020

schedule 17:33 - 3 Korrik, 2020

Me dhjetra shqiptarë vazhdojnë të rikthehen në Shqipëri, pasi prej pandemisë ishin bllokuar në Itali.

“ Nga virusi mbeta në Itali tek çuni isha për vit të ri. Tani u jap rruga dhe u kthyem se s’ka si vendi ynë”, është shprehur një qytetare.

Kjo zonjë nga Vlorë ka durur gjatë për tu kthyer në shtëpinë e saj. Me nisje e punës së trageteve shumë shqiptarë që prej pandemisë nuk udhëtonin dot se kufijtë u mbyllen po rikthehen në vend. Shumë prej tyre dhe për pushime.

“U izoluam tre muaj nga virusi jetoj në Itali dhe u kthyem për pushime. Aty pamë siklet të madh nga virusi. Po do ruhemi”, ka thënë një tjetër qytetare.

Por lëvizjet përmes porteve vazhdojnë të jenë të kufizuara dhe vetëm disa kategori përfitojnë siç janë dhe ata për kontrolle mjekësore.

“Jam për kontroll detar. Trageti ishte i mirë. U kontrolluam për pandeminë”.

“Erdha për kontroll dentar. U krontrolluan për temperaturën në Port”, një shtetase e huaj

Çmimet në vendin tonë për shërbimet dentare janë më të lira ndaj dhe italianët vijnë shpesh në Shqipëri.

Po duke qënë se nga njëri shtet tek tjetri mund të lëvizin vetëm diplomat, ushtrakët, rezidentë në Itali apo shtete të tjera dhe për arsye shëndetësore tragetët po lëvizin me numër të kufizuar pasagjerësh.

Një prej zyrtarëve të Portit në Vlores Festim Skëndaj krahason lëvizjet e dy viteve të fundit në të njëjtën periudhë.

“Vazhdon të jetë e reduktuar lëvizje dje dolën nga Porti 196 persona dhe sot hynë rreth 200 vetë. Kyesisht janë rezidentë në Itali më pak nga shtete të tjera. Shumica shqiptarë që banojnë në Itali. Vjet ishte 500-600 pasagjerë. Këtë vit tek 200. Vetem në fundjavë ka më shumë lëvizje. Vjet kemi patur statistika të tjera gati dyfish më të larta”, ka thënë Skëndaj./abcnews.al