Kufizimi i qarkullimit të furgonëve të mallrave në mëngjes, masa për shkelësit 

schedule14:01 - 2 Tetor, 2019

schedule 14:01 - 2 Tetor, 2019

Për të lehtësuar trafikun e rënduar gjatë orëve të mëngjesit Bashkia e Tiranës ka rikthyer kufizimin e furgonëve të mallrave që prej nisjes së vitit shkollor më 16 shtator. Gjatë një vëzhgimi të ABC News vihet re që një pjesë e furgonëve nuk e zbatojnë këtë urdhër dhe për këtë policia vendos sa ndëshkuese me gjobë.

Me fillimin e vitit të ri shkollor në 16 shtator për të lehtësuar trafikun është vënë në zbatim kufizimi i qarkullimit për furgonët që kryejnë furnizimin e dyqaneve në kryeqytet

Siç duket dhe nga pamjet e fokusuara nga kamera e ABC News një pjesë e shoferëve të këtyre automjeteve nuk e zbatojnë urdhrin çka detyron policinë bashkiake të marrë masa ndëshkuese

Mosrespektimi i këtij urdhri që kërkon disiplinim dhe lehtësim të trafikut gjatë orëve të mëngjesit ndeshet në zona të ndryshme

Për të gjithë drejtuesit e këtyre furgonëve të mallrave që shkelin urdhrin e ndalimit të qarkullimit prej orës 7 deri në 9 të mëngjesit, masat ndëshkuese me gjobë variojnë nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!