Kufiri Shqipëri-Greqi, Dendias: Brenda vitit presim zhvillime të reja

schedule10:02 - 14 Prill, 2023

schedule 10:02 - 14 Prill, 2023

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në një intervistë të dhënë për mediat vendase së fundmi ka folur në lidhje me marrëveshjen me Shqipërinë për çështjet ende të hapura me Tiranën si përcaktimi i shefit kontinental dhe ZEE, të cilat ende nuk po përfundojnë.

Sipas Dendias pritet që pala shqiptare te nënshkruajë dhe t’ia dorëzojë presidentit të vendit, një dokument prokure, që t’i jepet mundësia grupit negociator të fillojë diskutimet me ne.

Pala shqiptare po përgatitet të nënshkruajë dhe t’ia dorëzojë presidentit të vendit, (me sa dimë, kjo nuk është çështja jonë), një dokument prokure, që t’i jepet mundësia grupit negociator të fillojë diskutimet me ne. Këtë duhet ta përcaktojë kryeministri i Shqipërisë, por mendoj se nuk do të vonohet”, ka thënë Dendias.

Gjithashtu ai ka komentuar vizitën e kryeministrit Rama në Athinë para disa ditësh, ku ka thënë se  në marrëdhëniet me Shqipërinë në një masë të madhe ka ndryshuar modeli dhe se ai beson  në miqësinë greko-shqiptare apo edhe tek ura lidhëse e  minoritetit grek.

“Dua t’ju them se Shqipërisë duhet t’i kushtojë vëmendje pala greke. Mendoj se edhe Shqipëria ka pranuar absolutisht atë që ne i propozojmë Turqisë, domethënë marrëveshjen-kuadër, apo edhe zgjerimin e ujërave territoriale. Shqipëria ishte ajo që tha drejtpërdrejt se Greqia, e cila nuk shkoi në Shqipëri deri në 12 milje , shkoi në 12 milje, mund të zgjerojë ujërat e saj territoriale dhe për më tepër në bazë të UNCLOS, të bëjmë një marrëveshje-kuadër në Hagë me të drejta të plota të ishujve. Pra, mendoj se duhet pasur parasysh pozita gjeniale shqiptare”, u shpreh diplomati grek. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!