Përkundër urdhrit të një gjykatësi federal që qeveria të bashkojë familjet që ishin ndarë në kufirin Shtetet e Bashkuara-Meksikë nën politikën e migracionit “pa tolerim” të administratës së Donald Trump, prindërit e 545 fëmijëve ende nuk janë gjetur.
Sipas një dokumenti gjyqësor të publikuar në media nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së dhe Unioni Amerikan i Lirive Civile (ACLU), fëmijët u ndanë midis 1 korrikut 2017 dhe 26 qershorit 2018, kur një gjykatës federal në San Diego urdhëroi qeverinë që fëmijët të ribashkohen me prindërit e tyre.
Ndër të tjera bëhet me dije se fëmijët nga ajo periudhë janë vështirë të gjenden sepse qeveria kishte sisteme joadekuate të gjurmimit. Përfaqësues nga grupet e të drejtave kanë kërkuar prindërit duke shkuar derë më derë.
Ndërkohë Justice in Motion, një organizatë jofitimprurëse me bazë në New York që ka ndihmuar ACLU për të gjetur prindërit, thonë se ajo pezulloi kërkimin në muajin mars në fillimin e pandemisë së koronavirusit, por tani ka 21 anëtarë të ekipit në terren, të cilët kanë duke kërkuar fizikisht prindërit e ndarë në Meksikë dhe Amerikën Qendrore.
Në qershor të vitit 2018, më shumë se 2 700 fëmijë u ndanë nga prindërit e tyre, kur gjykatësi amerikan i rrethit, Dana Sabraë urdhëroi një fund të praktikës nën një politikë të “tolerancës zero” për të ndjekur penalisht çdo të rritur që hyri në vend ilegalisht nga Meksika. Administrata ndezi një protestë ndërkombëtare kur prindërit nuk mund të gjenin fëmijët e tyre./abcnews.al