Kufijtë detarë dhe emigrimi i shqiptarëve në 1991, fokusi i artistëve austriakë

schedule19:30 - 5 Prill, 2019

schedule 19:30 - 5 Prill, 2019

Emigrimi i shqiptarëve në vitin 1991 si dhe debati mbi kufijtë detarë ka inspiruar 2 artistë austriakë  gjatë qëndrimit 1-mujor në Tiranë. Punimet e tyre i kanë prezantuar në ekspozitën “Hipoteza dhe interpretime.

Dy artistë bashkëkohorë austriakë Karl Wratschko dhe Lilith Kraxner për më shumë se një muaj kanë realizuar një rezidencë artistike në Tiranë.  Fillimisht ata thanë se janë surprizuar nga energjia  pozitive e Shqipërisë dhe nga kontakti me artistë këtu, pasi kjo është vizita e parë e tyre.

Krijimet e tyre artistike realizuar përgjatë kësaj kohe janë të bazuara mbi  historinë, emigrimin dhe memories si dhe inspirime personale bazuar në botën e brendshme dhe atë të jashtme.

Emigrimi i shqiptarëve në vitin 1991 rivjen përmes amfiteatrit nga Karl Wratschko. Në këndvështrimin e tij vijnë edhe kufijtë detarë në dy kohë.

Ndërsa Lilith Kraxner, artiste dhe regjisore, që jeton në Vjenë punon me film 16mm, në përpjekje për të kapur fytyra, për të kapur kohën, për të kujtuar momente të caktuara, ose për të treguar histori të vogla. impresionet personale i shpreh edhe përmes kësaj videoje.

Ekspozita “Hipoteza dhe interpretime” do të qëndrojë e hapur në galerine “Zeta” deri më 17 prill. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!