Kuçovë, hipën në majë të oxhakut 40 vjeçarja, kërcënon me vetëvrasje

schedule11:10 - 2 Nëntor, 2017

schedule 11:10 - 2 Nëntor, 2017

Një grua që punonte në pastrimin e rrugëve, në Kuçovë ka hipur në majë të kullës së TEC-it dhe kërcënon të hidhet prej atje. Ajo quhet Elona Bregu, 40 vjeçe dhe sipas burimeve, arsyeja pse kërcënon me vetëvrasje është se e kanë hequr nga puna. Para 10 vjetësh, edhe bashkëshorti i saj veproi po njësoj, kërcënoi se do të hidhej nga kulla. Kulla e TEC-it është e vetmja shenjë që i ka mbetur qytetit nga industria e dikurshme e naftës. Sipas burimeve disa vite më parë për shkak te gjendjes të rëndë ekonomike këtij i çifti shteti i mori edhe fëmijët, të cilët më pas i morën sërish sapo gruaja gjeti një punë.

 

https://youtu.be/G5ZxWiflADU

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!