Kubë, rrëzohet një avion në aeroportin e Havanës

schedule19:46 - 18 Maj, 2018

schedule 19:46 - 18 Maj, 2018

Një avion kubanez “BOEING 737” është rrëzuar të premten në aeroportin ndërkombëtar të Havanës. Mjeti sapo ishte ngritur në ajër dhe kishte si destinacion qytetin Holguin. Autoritetet vendase kanë deklaruar se shumë persona dyshohet të kenë humbur jetën. Banorë nga zonat periferike të Havanës kanë parë një sferë zjarri dhe një kolonë tymi të zi të ngrihet nga vendi i ngjarjes. Kompania shtetërore ajrore e vendit latin, “KUBANA DE AVISION”, ka nxjerrë së fundmi nga përdorimi disa avionë të flotës së saj për shkak të vjetërsisë. Sidoqoftë, shkaqet e incidentit të së premtes janë ende të paqarta. /abcnews.al