Kubë, pas 60 vitesh përfundon epoka Castro

schedule13:15 - 18 Prill, 2018

schedule 13:15 - 18 Prill, 2018

Përfundon epoka e sundimit të familjes Kastro në Kubë. Vëllai i Fidelit, Raul dorëzon sot postin e Presidentit. Pasardhës i tij do të jetë një figurë pak e njohur për publikun, 57-vjeçari Diaz-Canel.

Përmbyllet në Kubë, pas 60 vitesh, epoka e Kastrove. 605 deputetët e Parlamentit të Havanës do të mblidhen për të zgjedhur 23 anëtarët e Këshillit të Shtetit, përfshirë Presidentin e organizmit të lartë drejtues të Kubës. Pasardhësi i Raul Castros, i cili është 86 vjeç dhe nuk kandidon për t’u rizgjedhur në sajë të një limiti të vendosur nga vetë qeveria e tij, do të jetë Miguel Diaz-Canel, 57 vjeç, aktualisht zëvendëskryeministër i parë i Këshillit të Shtetit dhe të Këshillit të Ministrave.

Ky i fundit do të jetë një dorëzim i një vlere të madhe simbolike, që nga momenti që Diaz-Canel do të bëhet lideri i parë i Kubës, i cili nuk i përket familjes Castro dhe që ka lindur pas revolucionit të 1959-s, që solli në pushtet Fidel Castro-n pas rrëzimit të diktaturës së Fulgencio Batista. Lideri supreme qëndroi në drejm të vendit deri në 2008, kur u pasua nga vëllai Raul, dhe ndërroi jetë në 2016. Megjithatë, Raul Kastro do të mbajë në çdo rast detyrën e sekretarit të parë të partisë komuniste.

Nuk është e qartë se cila do të jetë linja politike e Presidentit të ri. Pavarësisht ngjitjes së shpejtë në hirearkitë e brendshme të regjimit, Diaz-Canel mbetet në fakt një drejtues me profil të ulët, popullaritet të ulët dhe qëndrime pak të njohura. Trashëgimtari i dinastisë Kastro duhet të përballet me çështje thelbësore për të ardhmen e ishullit, pas ngecjes së reformave të nisura nga Raul në 2008-n, kur mori lidershipin pas dorëhgeqjes së Fidel Castros.

Fillimisht, ai duhet të punojë për shmangjen e kolapsit ekonomik të vendit. Gjithashtu duhet të angazhohet në ruajtjen e mardhënieve të brishta me Shtetet e Bashkuara, që janë tensionuar ndjeshëm pas sulmeve akustike ndaj diplomatëve amerikanë dhe kanadezë në Havanë. Përtej shpresave për një hapje politike më të gjerë se sa paraardhësit e tij, Diaz-Canel duket se do të ruajë linjën e njëjtë pasi është një person i besuar i regjimit të Castro-ve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!