Kuba është vendi i parë në botë që ka filluar vaksinimin masiv kundër COVID, të fëmijëve që në moshën 2-vjeç.
Vaksinat nuk janë me detyrim, por prindërit kanë rendur të dërgojnë fëmijët e tyre në klinika dhe spitale për të marrë atë.
“Unë jam e lehtësuar,” tha Laura Tijeras vetëm pak minuta pasi vajza e saj 4-vjeçare Anisol mori dozën e parë të vaksinës.
Gjatë një dite të vetme në një poliklinikë në Havana, më shumë se 230 fëmijë të moshave 2 dhe 5 vjeç morën vaksinën kundër COVID.
Për t’i qetësuar fëmijët, mjekët dhe infermierët mbanin Mickey Mouse mbi uniformat e tyre dhe sollën një klloun me një sistem altoparlantësh për të performuar për ta. m.v/abcnews.al