Kualifikueset Euro 2024/ Portugalia e Skocia bëjnë detyrën, Kroacia fiton me “manita” ndaj Letonisë

schedule22:56 - 8 Shtator, 2023

schedule 22:56 - 8 Shtator, 2023

Pas 90 minutash spektakël kanë përfunduar dhe 6 sfidat e mbetura të mbrëmjes të së premtes, të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku nuk kanë munguar goleadat, por as rezultat surprizë.

Kështu, në grupin A, pas sfidës së parë të ditës së sotme, mes Gjeorgjisë e Spanjës, të fituar nga këta të fundit me rezlutatin e thellë 1 me 7, radhën për të zbritur në fushën e kishin Qipro dhe Skocia, me britanikët që kanë fituar me rezultatin e thellë 0 me 3, pas golave të McTominay, Porteous e McGinn, të shënuar respektivisht në minutat 6’, 16’ dhe 30’ të pjesës së parë. Me këtë fitore, Skocia ngjitet në kuotën e 15 pikëve dhe udhëheq bindshëm këtë grup.

Në grupin D, Kroacia ka fituar me rezultatin e thellë 5 me 0, në “Stadion HNK Rijeka”, ndaj përfaqësueses së Letonisë. Fitorja e kroatëve u hipotekua që në pjesën e parë ku Ivanusec dhe Petkovic me një dopietë respektivisht në minutat 13’ dhe 3’ e 44’ e çuan rezultatin në 3 me 0. Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq pasi në pjesën e dytë Kramaric dhe Pasalic shënuan sërish duke e çuar rezultatin në 5 me 0. Në përballjen tjetër të këtij grupi ka ardhur dhe surpriza e mbrëmjes, ku Turqia ka barazuar me rezultatin 1 me 1, ndaj Armenisë, pas golit të 21-vjeçarit, Bertug Yildirim, në minutat e fundit të lojës, ndërsa goli për armenët erdhi që në minutën e 49’ nga Artak Dashyan.

Ndërkaq, në grupin e mbetur, grupin J, Portugalia e udhëhequr në fushë nga Cristiano Ronaldo ka gjetur një fitore me shumë vlera ndaj Sllovekisë, teksa i ka mundur këta të fundit me rezultatin minimal, 0 me 1, pas golit vendimtar të Bruno Fernandes. Në përballjen e radhës, Kombëtarja e Bosnje Hercegovinës mundi me rezultatin e ngushtë 2 me 1, përfaqësuesin e Lihtenshtejn, ndërsa Luksemburgu arriti një fitore surprizuese ndaj Islandës, duke i mundur këta të fundit me rezultatin 3 me 1. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Bosnje & Hercegovina 2-1 Lihtenshtejn

Kroaci 5-0 Letoni 

Qipro 0-3 Skoci 

Luksemburg 3-1 Islandë

Sllovaki 0-1 Portugali 

Turqi 1-1 Armeni 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!