Kualifikueset Euro 2024/ Norvegjia e Belgjika bëjnë detyrën, Bullgaria e Luksemburgu “surprizojnë” kundërshtarët

schedule22:48 - 20 Qershor, 2023

schedule 22:48 - 20 Qershor, 2023

Kanë përfunduar 11 përballjet e mbrëmjes së sotme, ku përveç përfaqësueseve që nuk kanë bërë asnjë hap të gabuar, ka patur dhe shumë rezultate surprizuese ku ndër to është dhe humbja e Polonisë në transfertën e Moldavisë, ku pritej vetëm fitore.

Kështu, në grupin A, “vikingët” e Erling Haaland, nuk kanë bërë asnjë gabim, teksa kanë mundur me rezultatin e pastër 3 me 1, Qipron falë golave të Solbakken, në pjesën e parë dhe dopietës së Erling Haaland, në pjesën e 2-të, ndërsa golin e nderit për miqtë e shënuan Grigoris Kastanos. Ndërkaq, përballja tjetër, mes Skocisë e Gjeorgjisë është ndërprerë që prej minutës së 12’-të, pas reshjeve të dendura të shiut.

Në grupin E, ku bëjnë pjesë dhe “legjionarët” tanë ka ndodhur dhe një prej surprizave të mbrëmjes, ku Moldavia ka mundur me rezultatin e ngushtë 3 me 2 Poloninë, pas dopietës së Nicolaescu e golit të Baboglo, të cilët nxorrën të “pavlefshëm” golat e Milik e të Robert Lewandowski.

Në grupin F, Austria ka mundur në Vjenë, Suedinë me rezultatin e pastër 2 me 0, pas dopietës së Christoph Baumgartner, në 10 minutëshin e fundit të lojës. Në përballjen tjetër të këtij grupi, 2 golat e Romelu Lukaku e një gol i Bakayoko kanë mjaftuar për të siguruar një fitore të Belgjikës, me rezultatin 3 me 0 ndaj Estonisë.

Në grupin G ka ndodhur dhe surpriza e dytë e mbrëmjes, aty ku Bullgaria ka ndalur në transfertë Serbinë, me përballjen që ka përfunduar me rezultatin 1 me 1, pas golave të Despodov për vendasit e Lazovic në minutën e 97’-të të sfidës për Serbinë. Në krahun tjetër, Hungaria regjistroi fitoren e 2-të këto kualifikuese, ku golat e Varga e Sallai mjaftuar për të mundur Lituanën.

Ndërkaq, në grupin J, Cristiano Ronaldo ka udhëhequr “luzitanët” e tij drejt fitores 0 me 1 ndaj Islandës, Luksembugur mundi me rezultatin e pastër 0 me 2, Bosnje dhe Hercegovinën, ndërsa  Sllovakia mundi me rezultatin 0 me 1, Lihtenshtejnin. /i.m /abcnews.al

Të gjitha rezultatet:

Grupi A

Norvegji 3 – 1 Qipro

Skoci 1 – 0 Gjeorgji (e papërfunduar)

Grupi E

Ishujt Faroe 1 – 2 Shqipëri

Moldavi 3 – 2 Poloni

Grupi F

Austri 2 – 0 Suedi

Estoni 0 – 3 Belgjikë

Grupi G 

Bullgari 1 – 1 Serbi

Hungari 2 – 0 Lituani

Grupi J 

Lihtenshtejn 0 – 1 Sllovaki

Islandë 0 – 1 Portugali

Bosnje e Hercegovina 0 – 2 Luksemburg

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!