Faza kualifikuese e Europianit “Gjermani 2024” vazhdon, me shumë skuadra që luajnë sfidat e raundit të tetë.
Në Grupin E zbresin në fushë rivalët e Shqipërisë. Republika Çeke do të presë në Plzen ishujt Faroe në orën 18:00, ndërsa Polonia do të kërkojë hakmarrjen ndaj Moldavisë në shtëpi në orën 20:45. Gjithsesi asnjë rezultat nuk do ta luajë Shqipërinë nga vendi i parë në grup.
Zvicra e shqiptarëve luan përballë Bjellorusisë në orën 18:00, e vlefshme për Grupin I, teksa po në këtë grup luhet dhe sfida midis Rumanisë dhe Andorrës në orën 20:45. Sa i përket duelit të Kosovës me Izraelin është shtyrë për shkak të luftës që po ndodh në Izrael.
Sfida që spikat është Norvegji-Spanjë, me Halandin që do të sfidojë “La Furia Roja” për t’i marrë vendin e dytë në grup dhe për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në Grupin A.
Turqia do të kërkojë të mbyllë çështjen e kualifikimit përballë Letonisë në Grupin D, ndërsa Kroacia luan në transfertë përballë Uellsit./ h.ll/abcnews.al
NDESHJET:
GRUPI A
GJEORGJI – QIPRO 15:00
NORVEGJI – SPANJË 20:45
GRUPI D
TURQI – LETONI 20:45
UELLS – KROACI 20:45
GRUPI E
REPUBLIKË ÇEKE – ISHUJT FAROE 18:00
POLONI – MOLDAVI 20:45
GRUPI I
ZVICËR – BJELLORUSI 18:00
ROMANI – ANDORRA 20:45