Në mbrëmjen e sotme do të luhen sfidat e radhës për kualifikueset e Euro 2024, të cilat startojnë në orën 20:45.
Italia do të ndeshet me Maltën në shtëpi, me të kaltërit e Spallettit që luajnë vetëm për fitore dhe duan vendin e dytë në grup, pasi aktualisht ndodhen pas Ukrainës.
Danimarka do të sfidojë në shtëpi Kazakistanin, një ndeshje e lehtë në letër për nordikët.
Sfidë interesante do të jetë ajo mes Hungarisë dhe Serbisë. Të dyja kombet janë me pikë të barabarta, me nga 10, por vendasit sot janë me një ndeshje më pak, kështu që serbët do të tentojnë me patjetër fitoren./h.ll/abcnews.al
Itali-Maltë
Hungari-Serbi
Danimarkë-Kazakistan