Duele të shumta mbrëmjen e sotme, teksa në fushë zbresin ekipe që kanë fituar disa herë kampionatin Botëror dhe atë Europian. Në program janë disa duele mjaft interesante, me Spanjë Greqi që spikat në grupin B ku bën pjesë edhe Kosova.
Italia, pjesë e grupit C, përballet me Irlandën e Veriut në shtëpi dhe normalisht kërkon t’i nisë kualifikueset me fitore. Në grupin F është gjithçka e hapur, me skuadra si Skocia, Austria dhe Danimarka që do tentojnë vendin e parë.
Në grupin I, veç Andorrë-Shqipëri zhvillohen edhe dy duele të tjera. Anglia ka një mision të lehtë për të kryer, pasi pret San Marinon. Për t’u parë është sfida Hungari-Poloni, skuadra që kuqezinjtë e Edi Rejës do tentojnë t’i lënë pas.
Në grupin J Gjermania kërkon rikthimin te rezultatet pozitive dhe për këtë duhet të mundë Islandën, një ekip që ka treguar se mund t’i hapë punë kujtdo. Rumani-Maqedoni e Veriut është një tjetër duel interesant i këtij grupi. /abcnews.al
KUALIFIKUESET E “KATAR 2022” – ZONA EUROPIANE
E enjte, më 25 mars 2021, ora 20:45
GRUPI B
Spanjë-Greqi
Suedi-Gjeorgji
GRUPI C
Itali-Irlandë e Veriut
*Bullgari-Zvicër
GRUPI F
Moldavi-Ishujt Faroe
Skoci-Austri
*Izrael-Danimarkë
GRUPI I
Andorra-Shqipëri
Angli-San Marino
Hungari-Poloni
GRUPI J
Gjermani-Islandë
Rumani-Maqedoni e Veriut
Lihtenshtejn-Armeni
*duelet Bullgari-Zvicër dhe Izrael-Danimarkë nisin prej orës 18:00